Presidenti Thaçi i shkon në ‘konak’ familjes Rugova, kjo ishte arsyeja

13:32 | 28 Dhjetor 2018

Pak orë pasi e nënshkroi ligjin i cili e bën Kosovën me ushtri, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vizituar familjen e ish- Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

I pari i shtetit, tha se arsyeja e vizitës është urimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Presidenti tha se trashëgimia shtetformuese e Presidentit Rugova ka qenë dhe është shumë e rëndësishme për Kosovën.

“Ishte një moment i veçantë për të takuar gjithë anëtarët e familjes Rugova, për t’i uruar themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe festat e fundvitit dhe falënderuar për trashëgiminë shtetformuese të Presidentit Rugova për Kosovën”, përfundoi ai.

Bashkë me Thaçin ishin edhe dy zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli dhe Dardan Gashi.

Komento: