Presidenti Hashim Thaçi brenda ditësh do të realizojë një takim tjetër me homologun e tij serb, Aleksandër Vuciqin në Sllovaki. Stafi i Presidentit, nuk kanë dhënë përgjigje rreth këtij takimi.
Në ditën kur Kryeministri Ramush Haradinaj e takon kancelaren Angela Merkel në Berlin, Presidenti Thaçi ka një destinacion tjetër.
Gazeta Express mëson nga burime të mirinformuara se me 6 qershor Thaçi udhëton për në Bratisllavë të Sllovakisë, ku merr pjesë në një konferencë bashkë me Presidentin serb, Aleksandër Vuciq.
Express gjatë se martës ka pyetur kabinetin e Presidentit rreth këtij udhëtimi, por nuk kanë kthyer përgjigje.
Mediat sllovake shkruajnë se konferenca Globsec është e treta më e madhe në botë. Aty marrin pjesë mijëra figura botërore nga 60 shtete.
Ajo do të mbahet me 6,7 dhe 8 qershor.
Zyra e presidentin deri tash nuk ka lëshuar asnjë njoftim rreth shkuarjes së Presidentit në kryeqytetin sllovak.