Presidenti i Kosovës ka komentuar emërimin e Palmer.
Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Mattheë Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.
Për këtë gjë ka reaguar presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se është e mirëseardhur rritja e rolit të SHBA-së për integrimin e Kosovës dhe gjithë regjionit në instancat më të larta Euro-Atlantike.
“ Uroj emërimin e Matheë Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor dhe mirëpres një rol të rritur të SHBA’së për integrimin e Kosovës dhe tërë rajonit drejt kombeve Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi në Tëitter.
Presidenti Hashim Thaçi vazhdimisht ka kërkuar që SHBA’të të përfshihen në çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Madje kur Merkel dhe Macron kishin thirrur Samitin e e Berlinit, Thaçi kishte thënë se pa përfshirjen e SHBA’së nuk mund të ketë zgjidhje finale me Serbinë.