Presidenti Thaçi kthehet në vendlindje, poston foto me babën dhe nënën

20:36 | 28 Qershor 2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se është kthyer në Kosovë.

Ai në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka postuar një fotografi së bashku me familjen e tij në fshatin e tij të lindjes, në Burojë.

“Në vendlindje, me prindërit.”, ka shkruar Thaçi në përshkrimin e fotografisë.

Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte ndaj tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Komento: