Në 10 vjetorin e themelimit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur i krenar me punën e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës.
Ani pse viti që lam pas ishte vit i skandaleve për Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, i pari i Kosovës, po thotë se AKI është njëri nga kontibuuesit më të mëdhenjë të paqes e sigurisë në Kosovë e rajon.
Presidenti Hashim Thaçi ka lavdëruar punën në këtë institucion duke shtuar se është krenar për punën e AKI’së në shërbim të atdheut.
Gjithashtu ka shkruar se e inkurajon që të përmbushë misionin e saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë në vend.