Presidenti Thaçi ndihet krenar me AKI-në – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Presidenti Thaçi ndihet krenar me AKI-në

10:29 | 04 Shkurt 2019

Në 10 vjetorin e themelimit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur i krenar me punën e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës.

Ani pse viti që lam pas ishte vit i skandaleve për Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, i pari i Kosovës, po thotë se AKI është njëri nga kontibuuesit më të mëdhenjë të paqes e sigurisë në Kosovë e rajon.

Presidenti Hashim Thaçi ka lavdëruar punën në këtë institucion duke shtuar se është krenar për punën e AKI’së në shërbim të atdheut.

Gjithashtu ka shkruar se e inkurajon që të përmbushë misionin e saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë në vend.

Komento: