Presidenti Thaçi në 21-vjetorin e themelimit të TMK-së: U jetësua ëndrra e Kosovës së lirë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Presidenti Thaçi në 21-vjetorin e themelimit të TMK-së: U jetësua ëndrra e Kosovës së lirë

12:27 | 19 Shtator 2020

Janë bërë 21 vjet nga themelimi i Trupave të Mbrojtës së Kosovës.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 21-vjetorin e themelimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ka thënë se në këtë datë u jetësua ëndrra e Kosovës së lirë.

Thaçi ka thënë se “bashkë me partneret strategjik perëndimor nënshkruam demilitarizimin e UÇK-së, për t’i hapur rrugë 21 vjet më parë themelimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në kuadër të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe të një shteti multietnik”.

Teksa ka kujtuar këtë datë, ka thënë se ndihet krenar me rrugëtimin dhe transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës, duke thënë se është e gatshme për misione paqeruajtëse përkrah aleatëve.

“Pas një lufte të pastër çlirimtare, bashkë me partneret strategjik perëndimor, ne jetësuam ëndrrën e Kosovës së lirë. Me të njëjtit aleat, ne nënshkruam demilitarizimin e UÇK-së, për t’i hapur rrugë 21 vjet më parë themelimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në kuadër të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe të një shteti multietnik. Krenar me rrugëtimin dhe transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës, e cila sot është e gatshme për misione paqeruajtëse përkrah aleatëve, që dikur ndihmuan në çlirimin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Komento: