Presidenti Thaçi nis e akuzon Albin Kurtin për përgaditje të atentatit ndaj tij

16:01 | 28 December 2018

Kreu i shtetit Hashim Thaçi ka nis dëshminë e tij kundër “Syrit të Popullit”, ku ka akuzuar Albin Kurtin.

Thaçi ka deklaruar në gjyq se ishte informuar se kreu i VV’së Albin Kurti dhe dy anëtarët tjerë të kryesisë së kësaj partie Glauk Konjufca e Sadri Ramabaja po përgatisnin një atentat ndaj tij.

Këtë informatë, Thaçi tha në Gjykatën Themelore të Prishtinës, se ia dhanë autoritetet vendore të sigurisë, pak ditë para se të ndodhte atentati në të cilin mbeti i plagosur avokati Azem Vllasi.

“Prapa atentatit jam informuar se qëndrojnë Albin Kurti, Sadri Ramabaja dhe Glauk Konjufca. Prapa kësaj organizate kriminale”, i tha Thaçi trupit gjykues gjatë dëshmisë së tij në rastin e grupit të dyshuar terrorist i njohur si “Syri i Popullit”.

“Autoritetet shtetërore të sigurisë më kanë njoftu ditë ose javë më parë për kanosje ndaj meje, para se të ndodhte atentati ndaj Azem Vllasi”, tha Thaçi në gjyq, si dëshmitar, sharkun Gazeta Express.

Para se Presidenti të nisë dëshminë e tij, trupi gjykues ka marrë vendim se që mediat të mos lejohen të incizojnë me audio ose video dëshminë në gjykatë të të parit të vendit, edhe pse prania e mediave në sallë është e lejuar.

E dëshmitari Hashim Thaçi tha se ka kërkuar që dëshmia e tij në gjykatë të jetë e mbyllur krejtësisht për publikun. Sipas tij, me që një gjë e tillë nuk i është aprovuar nuk mund të përmend emra të tjerë, pasi konsiderohen si sekrete shtetërore.

“Pasi seanca është e hapur për publikun, nuk mundem t’i tregoj sekretet shtetërore. Sikur të ishte seanca e mbyllur do ti përmendja edhe disa emra të tjerë që qëndrojnë prapa kësaj organizate, përpos atyre qe i përmenda”, tha ai.

Komento: