Në Tiranë do të mbahet Samiti i Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
“Sot në Tiranë, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Po ashtu, presidenti Thaçi sot do të takohet edhe me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën do të bisedojë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e presidencës. /ORAinfo/