Presidenti Thaçi nuk e dekreton Ligjin për Pagat – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Presidenti Thaçi nuk e dekreton Ligjin për Pagat

12:10 | 08 Shkurt 2019

Vazhdon konflikti në mes të kryeministrit Ramush Haradinajt dhe presidentit Hashim Thaçi, ky ku i fundit pritet të mos e dekretoj Ligjin për Pagat.

Thaçi, pritet që ta kthej mbrapsht Ligjin për Paga, që u iniciua nga Qeveria Haradinaj, dhe ishte një nga kushtet e PSD’së për ta votuar buxhetin e këtij viti.

Pas votimit, Ligji për Pagat i është dorëzuar Presidentit Thaçi, po planifikon ta kthej sërish në shqyrtim.

Ardian Arifaj, këshilltar i Presidentit, thotë se Thaçi po e shqyrton mosdekretimin e Ligjit të Pagave për shkak të ankesave që janë bërë.

“Për shkak të ankesave të pranuara, kërkesave të sindikatave dhe të shoqatave profesionale, të OJQ-ve, por edhe të shoqatave të veteranëve, presidenti po e shqyrton seriozisht mundësinë që të mos e ratifikojë Ligjin për Pagat dhe t’ia kthej Kuvendit për rishqyrtim”, ka thënë Arifaj.

Ligji i Pagave u miratua të shtunën në Kuvend. Ai u fut në rend të ditës pasi Partia Socialdemokrate kishte një nga kushte ndaj qeverisë për votimin e buxhetit.

Ndërkaq, kryeministri Haradinaj, Ligjin për Pagat e uroi me krenari, duke thënë se tash po i rriteshin pagat në përgjithësi punonjësve publikë, ndërsa po i zvogëloheshin qeveritarëve.

Komento: