
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas takimit që zhvilloi me këshilltarët e presidentit frances Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, tha se fatkeqësisht, në takim s’u tha asnjë fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Sapo përfundova një takim me të dërguarit e kancelares Merkel dhe të Macronit, me ta diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë, Ballkanin Perëndimor, për aktualitetin dhe perspektivën tonë”, u shpreh Thaçi.
Por sipas, pa e hapur ai temën për liberalizimin, dy këshilltarët e Macronit dhe Merkelit, s’do të flisnin fare.
“Ajo që është në interes për qytetarët dhe opinion, për fat të keq, edhe sot, nuk u dëgjua asgjë për liberalizimin e Kosovës madje sikur mos ta hapja si temë as që do ta ngrisnin së diskutuari, kjo është zhgënjyese për qytetarët. Ky mos uniteti i BE-së dhe qëndrim ligjit e ndëshkues për Kosovën është i padrejtë që po bënë BE-ja në raport me Kosovën, sepse Kosova i ka implementuar të gjitha kërkesat. Një herë na kushtëzuan me demarkacionin me Malin e Zi. Atë kohë ne e kryem edhe atë kushtëzim por përsëri është një tjetër hezitim, e BE-ja nuk e ka vërë këtë fare në plan të ditës. Nuk kemi të ardhme tjetër pos asaj evropiane”, tha Thaçi.