Presidenti Thaçi pret në takim Josep Borrell

08:10 | 30 Janar 2020

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, sot do ta vizitojë sot Kosovën.

Me të do të takohet presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Takimi do të zhvillohet në Zyrën e Presidentit në Prishtinë duke filluar nga ora 12:00.

Më pas, shefi i diplomacisë evropiane do të ketë një takim me subjektet politike në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Borell do të vizitojë edhe KEK-un, ndërsa më pas do të niset drejt Prizrenit.

Në këtë komunë, spanjolli do të takohet me kryetarin Mytaher Haskuka dhe komunitetet.

Borrell përmes një shkrimi në Twitter ka thënë Ballkani Perëndimor është prioritet në mandatin e tij, duke shtuar se rifillimi i negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit janë në krye të agjendës.

Komento: