Presidenti Thaçi pret në takim për herë të parë kryeministrin Hoti

09:26 | 15 Qershor 2020

Sot do të takohen për herë të parë Thaçi e Hoti që nga koha kur ky I fundit u votua për kryeministër të vendit.

Pas pak, presidenti Hashim Thaçi do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti.

Siç njofton Presidenca, takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentit në orën 09:30.

“Në orën 09:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti”, njofton Presidenca.

Mediat do të mund të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Komento: