Presidenti Thaçi rrëfehet sot para deputetëve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Presidenti Thaçi rrëfehet sot para deputetëve

12:34 | 26 Dhjetor 2018

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për të diskutuar rreth draft-dokumentit për dialogun me Serbinë.

Në këtë seancë, deputetëve do t’iu adresohet edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Kuvendi e Kosovës.

Seanca do të nis në orën 14:00.

“Adresimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Tij, Hashim Thaçi, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Komento: