Presidenti Thaçi takohet me kongresistin Eliot Engel

12:12 | 06 Shkurt 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi këto ditë po qëndron në Amerikë.

Ai bashkë me disa zyrtarë tjerë të Qeverisë së Kosovës po qëndron në SHBA, me rastin e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit.

Gjatë qëndrimit të tij atje, presidenti është takuar me kongresistin Eliot Engel.

Në mbishkrimin e fotografisë Thaçi ka shkruar se vendi ynë ka dalë fitimtarë gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shpërndarë fotografi me kongresistin Eliot Engel. Ka thënë se Kosova do ta ruajë përgjithmonë miqësinë me SHBA-të.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së. Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Prandaj do ta ruajmë dhe do ta çmojmë përherë këtë miqësi. HTH”, ka shkruar ai.

Komento: