Presidenti Thaçi thotë se nuk ka pajtim me Serbinë pa u zbardh fati i të pagjeturve

13:13 | 13 May 2019

Presidenti Hashim Thaçi nga Korisha ka thënë se nuk do të ketë pajtim me Serbinë pa u zbardh fati i të pagjeturve.

Thaçi ka marrë pjesë në tubimin kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë.

Ai në fjalën e tij para të pranishmëve, e ka vlerësuar iniciativën e Kuvendit për krijimin e rezolutës që dënon gjeno cidin serb në Kosovë, raporton KTV.

Thaçi ka shtuar se nuk duan pajtim me Serbinë pa u zbardh fati i të pagjeturve, derisa ka thënë se e gjithë bota duhet të marr vesh për kri imet serbe në Kosovë.

“Më vjen mirë që Kuvendi i Kosovës ka filluar të lëvizë me krijimin e rezolutës që dënon gjen nocidin e bërë në Kosovë nga forcat serbe si dhe të kërkojnë drejtësi. Nuk dëshirojmë pajtim me Serbin pa u zbardhur fati i të pagjeturve, dhe pa u vu drejtësia në pah. E gjithë bota do e marr vesh se çka ka bërë Serbia”, ka përfunduar ai.

Komento: