Presidenti Thaçi thotë se themelet e Republikës së Kosovës qëndrojnë liritë fondamentale të njeriu

16:32 | 10 Dhjetor 2018

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se liritë fondamentale të njeriut qëndrojnë në themelet e Republikës së Kosovës.

Në shënimin e 70 vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Thaçi tha se kjo deklaratë hapi rrugë për një varg instrumentesh ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut kudo nëpër botë.

“Sot bota shënon 70 vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që historikisht njihet si Dita e të Drejtave të Njeriut. Ishte kjo deklaratë që hapi rrugë për një varg instrumentesh ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut kudo nëpër botë. Të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut qëndrojnë në themelet e Republikës së Kosovës dhe ne mbesim të përkushtuar në forcimin dhe avancimin e tyre. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Komento: