Presidenti Thaçi ‘tut’ Bashkimin Evropian, bën thirrje për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Presidenti Thaçi ‘tut’ Bashkimin Evropian, bën thirrje për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

14:42 | 27 Maj 2019

Hashim Thaçi edhe njëherë ka paralajmëruar se nëse Bashkimi Evropian e diskriminon Kosovë, atëherë bashkimi kombëtar me Shqipërinë do të jetë i pashmangshëm.

Në 20 vjetorin e operacionit ushtarak “Shigjeta” – drejtimi operativ numër 2, presidenti Thaçi ka folur sërish për bashkimin kombëtar.

Thaçi ka thënë se derisa Bashkimi Evropian po e diskriminon Kosovën dhe po e vonon të ardhmen evropiane të Shqipërisë, rruga më e mirë dhe më e qëndrueshme aktualisht mbetet respektimi i vullnetit të dy shteteve tona të ndara padrejtësisht, që tash e tutje të jetojnë në një shtet të vetëm, duke bashkuar kombin tonë.

“Bashkimi kombëtar është e drejtë historike dhe vullnet i qytetarëve tanë”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

Kjo është herë e tretë radhazi që presidenti Thaçi po e përmend shumë drejtpërdrejtë bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke përfshirë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Komento: