Kosova do të tentojë që sa më shpjetë të jetë pjesë e BE dhe NATOS.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka vetëm një synim, atë të integrimit në Bashkimin Evropian dhe Aleancën Veriatatlantike, NATO.
“Do të jemi këmbëngulës që synimet tona dhe të shtetit të Kosovës të realizohen dhe sa më parë të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së. Do të dëshmojmë që e meritojmë ta jemi pjesë e NATO-s dhe BE. Në këtë synim tonin llogarisim në ndihmën e Francës”, ka thënë Thaçi.
Këto komente kreu i shtetit i ka bërë me rastin e Festës Kombëtare të Francës, në një pritje të organizuar nga ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert.
Në këtë event, presidenti Thaçi duke folur për raportet mes Kosovës dhe Francës tha se vet liria e Kosovës është vlerë supreme Evropiane dhe e Francës.
Ndërkaq, më këtë rast, ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të rifillojë për të arritur një marrëveshje përfundimtare.
“Është thelbësore që dialogu të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Nënshkrimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, do të zgjidhte çështjet e mbetura në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe do të kontriubojë në stabilitetin rajonal.
Për këtë arsye në Samitin e Berlinit, Franca dhe Gjermania kanë treguar gatishmërinë e tyre për të lehtësuar rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por vazhdimi i këtij lehtësimi kërkon vullnet të vërtetë nga të dyja palët për t’u angazhuar shpejt në negociata serioze me dëshirën e përbashkët për të arritur një marrëveshje përfundimtare”, tha ambasadori Chabert.