Presidenti thotë se në mesin e të prangosurve në veri është edhe një rus – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Presidenti thotë se në mesin e të prangosurve në veri është edhe një rus

11:40 | 28 Maj 2019

Një aksion i madh i policisë së Kosovës po zhvillohet në veri të Kosovës, ku janë prangosur disa persona.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas takimit që ka zhvilluar me Këshillin e Sigurisë, ka thënë se situata në veri është e qetë dhe se policia është duke e kryer punën e saj në bazë të kompetencave.

“Sapo jam informuar prej autoriteteve përkatëse të sigurisë, policisë, inteligjencës, por edhe nga kryeprokurori për angazhimin e tyre në luftë kundër kontrabandës, dhe kri mit të organizuar dhe zyrtarëve dhe qytetarëve të involuvar në këtë rast”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se në mesin e të prangosurve ka zyrtarë, qytetarë nga të gjitha komunitet dhe se ky aksion nuk është kundër serbëve në Kosovë, por kundër grupeve kri minale.

“Në mesin e të prangosurve është edhe një qytetarë rus i cili është kamufluar në petkun e diplomatit për të penguar policinë në aksionin e tyre”, ka thënë Thaçi.

Presidenti ka ftuar qytetarët që jenë të përmbajtur, duke i dërguar edhe porosi presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Deklarata e tij është populliste. Ai e di se nuk mund të lëvizë në drejtim të Kosovës, kjo është diçka e pamundur, por në çdo rast FSK dhe të gjitha institucionet janë në gjendje gatishmërie”, tha Thaçi.

Komento: