Presidenti Trump kryen testin për koronavirus

17:56 | 14 Mars 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka kryer testin për koronavirus dhe po pret rezultatet, shkruajnë mediat e huaja.

Trump e ka bërë testin pas disa refuzimeve pavarësisht se kohëve të fundit kishte pasur kontakte me disa persona që kanë rezultuar pozitiv.

Një ndër ta është presidenti i Brazilit i cili pak ditë pas takimit me me Trumpin rezultoi pozitiv në testet për koronavirusin.

Komento: