Presidenti ukrainas del para popullit të tij dhe “jep shpresë” me këtë deklaratë

18:21 | 24 Shkurt 2022

Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka folur sërish me popullin e Ukrainës këtë pasdite, duke e ndërruar kostumin e tij të errët me një uniformë ushtarake.

Në fjalimin e tij të fundit, ai i krahason luftimet me “tingullin e perdes së re të hekurt që po bie dhe po mbyll Rusinë nga bota e qytetëruar”, duke shtuar “detyra jonë është që ajo perde të mos bjerë në territorin ukrainas”.

Ai ka folur për një pauzë operacionale dhe pretendon se forcat ukrainase kanë mbrojtur me sukses rajonin lindor të Donbasit, si dhe kanë luftuar pranë Kharkiv.

Zelensky thotë se zona më problematike është në Kherson në jug të vendit, ku trupat ruse janë zhvendosur në veri nga Krimea e aneksuar.

Në veri, ai thotë se armiku po vazhdon të shtyjë në rajon dhe ai ka përshkruar luftime të rënda në Çernobil.

Ai flet gjithashtu për humbjet e trupave si dhe për ushtarët rusë të kapur.

Zelensky thotë se shumë avionë dhe automjete ruse janë shkatërruar.

“Ne shohim se shumë rusë janë të shokuar me atë që po ndodhë”, ka thënë ai.

Komento: