Zelensjyy dhe Biden ka biseduar përmes telefonit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, përmes një cicërime në twitter, ka njoftuar se ka biseduar në telefon me presidentin e SHBA-së, Joseph Biden.
Zelenskyy njoftoi se me Bidenin ka diskutuar rreth një koalicioni kundër luftës.
Pos koalicionit, Zelenskyy njoftoi se pjesë e diskutimit ka qenë forcimi i sanksioneve dhe ndihma konkrete për mbrojtjen nga agresioni rus.
“Forcimi i sanksioneve, ndihma konkrete për mbrojtje dhe një koalicion kundër luftës sapo janë diskutuar me @POTUS. Faleminderit SHBA-së për mbështetjen e fortë ndaj Ukrainës!”, ka shkruar Zelenskyy.