Presidenti ukrainas nderon ushtarët e rënë në Ditën e Mbrojtësve të Ukrainës

12:22 | 14 October 2022

Zelensky nderon ushtarët e rënë në Ditën e Mbrojtësve të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka vendosur kurorë lulesh në një memorial për mijëra ushtarët e vrarë gjatë luftës me forcat ruse dhe të mbështetura nga Rusia midis vitit 2014 dhe agresionit rus të nisur në muajin shkurt.

Kurora u vendos për nder të Ditës së Mbrojtësve të Ukrainës, e cila u shënua për herë të parë në vitin 2015.

“Në sheshin Mykhailivska në Kiev, në prani të një garde nderi dhe nën tingujt e surmës, një kurorë me lule nga populli ukrainas u vendos në Murin e Kujtimit të Mbrojtësve të rënë të Ukrainës në Luftën Ruso-Ukrainase”, thuhet në deklaratën e zyrës së presidentit.

Ceremonia po mbahet, pasi trupat e 62 ushtarëve ukrainas u “kthyen në shtëpi” në fillim të kësaj jave pas “negociatave të vështira”, sipas Ministrisë së vendit për Riintegrimin e Territoreve të Pushtuara të Përkohshme, shkuan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“62 heronj të rënë u kthyen në shtëpi”, thuhet në deklaratën e ministrisë, duke shtuar se trupat përfshinin ata të ushtarëve që ishin mbajtur në një burg në Olenivka në rajonin lindor të Donetskut.

Komento: