
Rusia pritet ta pushtojë në tërësi Ukrainën.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dalë me një mesazh të hidhur për qytetarët e tij, në vazhdën e sulmeve të Rusisë që po i bëhet shtetit ukrainas.
Të premten në mbrëmje ai ka thënë se kjo do të jetë nata më e rëndë për ukrainasit.
“Kjo do të jetë nata më e rëndë. Armiku do të hyjë me të gjitha. Ne duhet ta përballojmë”, ka deklaruar ai.
“Nata do të jetë shumë e rëndë, por muzgu do të vijë. Nata do të jetë edhe më e rëndë se dita. Shumë qytete të shtetit tonë janë nën sulm: Chernihiv, Sumy, Kharkiv, djemtë e vajzat tona në Donbas, qytetet e lindjes, e vëmendje e veçantë në Kiev”, ka deklaruar më tej Zelensky.
“Nuk mund ta humbim kryeqytetin”.