Presidentja arrin në Granada, thotë se do adresojë në Samitin Politik sigurinë e Kosovës pas agresionit serb

16:54 | 04 Tetor 2023
presidentja-arrin-ne-granada,-thote-se-do-adresoje-ne-samitin-politik-sigurine-e-kosoves-pas-agresionit-serb

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka arritur në Granada të Spanjës, në kuadër të Samitit Politik Evropian.

Ajo shkruan në platformën X, se në këtë samit do diskutojë sfidat e sigurisë së Kosovës pas aktit të agresionit të Serbisë, transmeton klankosova.tv.

”Në takime me kolegët udhëheqës, do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë”.

Komento: