Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot ambasadorin australian rezident në Kroaci, Richard Rodgers.
Me të, Osmani thotë se kanë biseduar për ndërtimin e marrëdhënieve 15 vjeçare dhe thellimin e bashkëpunimit.
“Sot mirëprita ambasadorin australian, Richard Rodgers, në Republikën e Kosovës.
Mezi pres të punoj ngushtë me Ambasadorin e ri për të ndërtuar mbi 15 vjet marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe një miqësi mes dy vendeve tona që shkon përtej kësaj!” shkroi Osmani.