Presidentja dhe ambasadori australian flasin për thellim të bashkëpunimit

21:22 | 06 Qershor 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot ambasadorin australian rezident në Kroaci, Richard Rodgers.

Me të, Osmani thotë se kanë biseduar për ndërtimin e marrëdhënieve 15 vjeçare dhe thellimin e bashkëpunimit.

“Sot mirëprita ambasadorin australian, Richard Rodgers, në Republikën e Kosovës.

Mezi pres të punoj ngushtë me Ambasadorin e ri për të ndërtuar mbi 15 vjet marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe një miqësi mes dy vendeve tona që shkon përtej kësaj!” shkroi Osmani.

Komento: