Presidentja e Komisionin Europian arrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani

09:27 | 29 September 2021

Ursula von der Leyen arrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani.

Presidentja e Komisionin Europian, Ursula von der Leyen, ka arritur në Prishtinë. Ajo është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njofton Klankosova.

Gjatë vizitës, presidentja e KE-së do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti.

Von der Leyen do ta vizitojë kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fondet e BE-së. Investimi i përgjithshëm i BE-së në sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2007 arrin në rreth 85 milionë euro.

Komento: