Presidentja e Komisionit Europian, flet për atë që pa në Ukrainë: Horror, po terrorizohen njerëzit

17:21 | 09 April 2022

Ukraina po vazhdon të përballet me agresionin rus.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka përshkruar atë që ka parë në vizitën e saj në qytetin ukrainas të Buchas si “horror” dhe përsëriti admirimin e saj për ukrainasit që po luftojnë pushtimin rus.

“Nuk ka fjalë për horrorin që pashë në Bucha, fytyra e shëmtuar e ushtrisë së Putinit duke terrorizuar njerëzit”, ka thënë von der Leyen në ngjarjen ndërkombëtare ‘Stand Up For Ukraine’ në Varshavë të Polonisë të shtunën.

“I admiroj shumë miqtë tonë ukrainas që po luftojnë kundër kësaj. Ata po luftojnë për luftën tonë”.

“Kjo është lufta jonë ku ata janë përfshirë, sepse nuk është vetëm Ukraina që po lufton për sovranitetin dhe integritetin, por ata gjithashtu po luftojnë për pyetjen nëse njerëzimi do të mbizotërojë, apo nëse do të mbetet rezultati i një shkatërrimi të tmerrshëm”, tha von der Leyen.

Ajo udhëtoi për në Kiev të premten së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Zelensky dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau folën gjithashtu në ngjarjen “Stand Up For Ukraine”.

Zelensky vlerësoi guximin e bashkatdhetarëve të tij dhe përsëriti thirrjen e tij për ndihmë shtesë ushtarake dhe financiare.

“Udhëheqja ruse dështoi të japë llogari për një fakt. Fakti që sulmon vendin tjetër më të madh në botë, Ukrainën, më të madhin për nga guximi i tij. Ne nuk kemi frikë nga sulmet masive të raketave, avionët rusë dhe kolonat e pafundme të tankeve”, tha ai.

“Ne jemi këtu sot për t’iu përgjigjur thirrjes së Presidentit Zelensky për komunitetin ndërkombëtar që të mobilizohet në mbështetje të refugjatëve ukrainas dhe të gjithë ukrainasve”, tha Trudeau.

Komento: