Von der Leyen: Rusia nuk është më partner i besueshëm.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se embargoja e naftës ndaj Rusisë e shpallur në fillim të kësaj jave nuk do të ishte e lehtë, por se sipas saj BE-ja nuk mund të “transferojë para në Rusi në afat të gjatë, duke pasur parasysh vlerat e saj”.
Ajo tha gjithashtu se BE-ja duhet të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus dhe se Rusia nuk është më një partner i besueshëm.
Përfaqësuesit e BE-së do të takohen sërish të premten në bisedimet që pritet të shkojnë në fundjavë për të negociuar një paketë të propozuar sanksionesh të BE-së kundër Rusisë, raporton BBC, transmeton Klankosova.
“Lufta e presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë dhe sanksionet e nevojshme të ndërmarra nga BE ishin më shumë se një test stresi për ekonominë tonë”, u shpreh von der Leyen.
E pyetur se cilat do të ishin kriteret për të vendosur nëse Ukraina e kishte fituar luftën, ajo tha se i takon Ukrainës të vendoste se si të negociojë me Rusinë për të arritur një armëpushim.