Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë mund të ketë përmasa të mëdha.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi se konflikti në Ukrainë është ende larg së përfunduari dhe shtoi se komuniteti ndërkombëtar është gati të aplikojë sanksione të reja.
“Ne e dimë se konflikti është larg përfundimit dhe mbetemi të gatshëm të miratojmë sanksione të mëtejshme nëse Putin nuk ndalet dhe nuk heqë dorë nga pushtimi. Ne jemi të vendosur dhe të bashkuar”, u shpreh Von der Leyen.
Gjatë deklaratës së përbashkët me sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken, presidentja e KE nënvizoi se bashkëpunimi mes BE dhe SHBA është zemra e reagimit ndaj Rusisë.
“Putin është gjithnjë e më i izoluar në komunitetin ndërkombëtar dhe pavarësisht protestave ai vijon të mos bëj pas”, shtoi presidentja e KE.