Presidentja e Kosovës si artiste e Hollivudit në fotot e reja

21:46 | 09 Nëntor 2026

Fotografi Arben Llapashtica ka realizuar setin e parë fotografik zyrtar për Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Fotot e reja paraqesin një paraqitje të kuruar të presidentes, me një stil që të kujton fotografitë zyrtare të figurave të njohura të ekranit.

Llapashtica e ka bërë të ditur këtë bashkëpunim përmes një postimi, ku ka shprehur kënaqësinë për realizimin e fotografive dhe ka falënderuar presidenten për besimin, si dhe stafin e saj për bashkëpunimin.

Në postimin e tij, fotografi ka falënderuar gjithashtu Enes Sahitin për përgatitjen e skenografisë dhe ndriçimit.

Ky set fotografik shënon një paraqitje të re zyrtare të presidentes përmes fotografisë profesionale.

Komento: