Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Muzeu Etnologjik në Prishtinë është një thesar i historisë dhe kulturës. Në një postim në platformën “X”, Osmani ka publikuar fotografi nga vizita në Muzeun Etnologjik së bashku e bashkëshortin dhe dy vajzat e saj. “Historitë, artefaktet dhe traditat e ekspozuara ofrojnë një vështrim në tapiceri të pasur të së kaluarës së Kosovës. Patjetër që duhet parë kur jeni në Kosovë!”, ka shkruar presidentja. Ndryshe platforma “X” por edhe kanale të tjera të rrjeteve sociale, përdoren shpesh nga krerët e shteteve për të promovuar te të huajt pikat turistike, vlerat kulturore, artistike e historike të vendeve repsketive.

16:07 | 30 Qershor 2024
presidentja-e-kosoves-vjosa-osmani-ka-thene-se-muzeu-etnologjik-ne-prishtine-eshte-nje-thesar-i-historise-dhe-kultures-ne-nje-postim-ne-platformen-“x”,-osmani-ka-publikuar-fotografi-nga-vizita-ne-muzeun-etnologjik-se-bashku-e-bashkeshortin-dhe-dy-vajzat-e-saj-“historite,-artefaktet-dhe-traditat-e-ekspozuara-ofrojne-nje-veshtrim-ne-tapiceri-te-pasur-te-se-kaluares-se-kosoves-patjeter-qe-duhet-pare-kur-jeni-ne-kosove!”,-ka-shkruar-presidentja-ndryshe-platforma-“x”-por-edhe-kanale-te-tjera-te-rrjeteve-sociale,-perdoren-shpesh-nga-kreret-e-shteteve-per-te-promovuar-te-te-huajt-pikat-turistike,-vlerat-kulturore,-artistike-e-historike-te-vendeve-repsketive.

Moti përgjatë javës që vjen pritet të jetë i nxehtë, ndërsa është parashikuar edhe mundësia e reshjeve të shiut dhe shkarkime rrufesh.

E hënë-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

E martë –Moti me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës do të kalojnë në stadin e mesëm dhe të ulët të troposferës duke krijuar mundësi për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Në vende të izoluara parashihen reshje breshëri me stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.

E mërkure-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12- 15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Komento: