Presidentja e Kroacisë i gëzohet krijimit të ushtrisë së Kosovës

14:10 | 14 December 2018

Deputetët e Kuvendit të Kosovës orë me parë kanë votuar tri projektime të cilat mundësojnë transformimin e FSK-së në ushtri.

E ky vendim është përshëndetur nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Ajo ka dal hapur si përkrahëse e madhe e Kosovës.

Grabar-Kitaroviq ka urdhëruar shtetin e saj në NATO, Kroacinë që të jetë PRO formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Në një intervistë të bërë në një media kroate, ajo ka folur edhe për Ushtrinë e Kosovës, ku ka thënë se e mbështetë formimin e saj.

“Kroacia dhe Kosova janë shtete mike, kanë raporte të shkëlqyera mes vete. Me Kosovën kemi histori të njejtë përgjatë historisë. Andaj ajo meriton ta ketë Ushtrinë e saj. Ne si anëtare e NATO-s kemi mbështetur atë. Vetëm ia uroj Kosovës Ushtrinë”, shkruajnë mediat kroate të ketë thënë Grabar-Kitaroviq.

Komento: