Presidentja e Kroacisë po lobon në OKB kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë – Serbi

13:16 | 24 Shtator 2019

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq është duke marrë pjesë në mbledhjen e 74’të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York.

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës e Serbisë do ta hapte “Kutinë e Pandorës”.

Kështu është shprehur presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq, gjatë vizitës në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“E kam përmendur se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës e Serbsië do të ishte një ide e keqe që do të hapte Kutinë e Pandorës, dhe do të adresonte ndryshimet tjera territoriale në vendet e ish-Jugosllavisë”, ka thënë ajo, shkruan lajmi.

Në takimin që Kitaroviq pati me sekretarin gjeneral të OKB-së, Antonio Guterres ajo tha se ka kundërshtuar dhe kritikuar ashpër këtë ide.

Në SHBA aktualisht janë duke qëndruar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli si dhe presidenti Hashim Thaçi.

Ky i fundit para pak ditësh madje pati një takim me homologen e tij kroate, nga ku diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Komento: