Presidentja i fton krerët e partive për takim nesër pas tensioneve në veri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Presidentja i fton krerët e partive për takim nesër pas tensioneve në veri

22:46 | 09 Dhjetor 2022

Tensionet në Veri të vendit, Presidentja i fton krerët e partive për takim nesër.

Kërkesat për shtyrjen e zgjedhjeve të 18 dhjetorit në katër komunat e veriut të Kosovës, po shtohen për çdo ditë. Përveç insistimit amerikan për shtyrjen e tyre, për shkak të situatës së brishtë të sigurisë, kërkesës i është bashkuar edhe Gjermania.

Ndërkohë, Gazeta Express ka mësuar nga burime të saj që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sonte u ka dërguar ftesa liderëve të partive politike parlamentare për t’u takuar nesër në ora 14:30.

Në këtë takim do të diskutohet situata e sigurisë në veri dhe pengesat që janë paraqitur për të garantuar një proces të sigurt zgjedhor në katër komunat veriore.

Një mbledhje e ka mbajtur sot edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që pritej t’i bënte rekomandime Presidentes Osmani, mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur.

Komento: