Presidentja i pret në zyre Kurtin, Konjufcën e Gërvallen – bisedojnë për dialogun me Serbinë

20:55 | 07 Shkurt 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot kanë zhvilluar një takim të përbashkët me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti dhe zv/kryeministren Donika Gërvalla.

Ajo ka bërë me dije se takimi i sotëm ishte takim javor koordinues për politiken e jashtme dhe angazhimin në dialog.

“Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqëndruar në njohje”, ka njoftuar presidentja Osmani në Facebook.

Ndryshe, ky takim vjen një javë pasi në Prishtinë qëndruan për tre dite rresht i dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së për Dialog, Miroslav Lajcak.

Komento: