Presidentja nderon Heroinat, gratë që kontribuan në çlirimin e Kosovës: Lu*fta nuk ishte vetëm e burrave

14:38 | 18 Shkurt 2025
presidentja-nderon-heroinat,-grate-qe-kontribuan-ne-clirimin-e-kosoves:-lu*fta-nuk-ishte-vetem-e-burrave

Me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot i ka ndarë disa dekorata për familjet dhe personalitetet që kontribuuan për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Osmani vlerësoi lart edhe kontributin e grave në luftën çlirimtare.

Ajo theksoi se lufta nuk ishte vetëm e burrave.

“Ajo ishte një betejë e përbashkët ku gratë si Xhevë Lladrovci, Yllka Domi, Lumnie Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Mukadeze Lika-Muhaxheri e shumë gra të tjera dhanë po aq, sakrifikuan po aq, ndaj sot, më në fund, po marrin vendin që u takon në histori duke ju ndarë Urdhrin Heroina të Kosovës, atyre për të cilat kjo nuk kishte ndodhur më parë”, tha Osmani.

“Vajza dhe gra, qëndrestare e luftëtare, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, duke dëshmuar se çlirimi i këtij vendi nuk ishte vetëm një betejë burrash, por një përpjekje e përbashkët ku gratë ishin në vijën e parë të luftës. Emrat e tyre do të mbeten përgjithmonë të skalitur në historinë tonë kombëtare”, u shpreh ajo

Komento: