Presidentja nga Gjermania thotë se rajoni është në rrezik nga Rusia dhe Serbia

18:00 | 15 Shtator 2022

Në Gjermani, po qëndron Vjosa Osmani.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në qytetin Potsdam të Gjermanisë ku edhe po merr pjesë në një organizim të ish-ambasadorit Wolfgang Ischninger “M100 Special Talk”, raporton Gazeta Express.

Siç citon, Henning Holf, kryeredaktor i gazetës “INTERNATIONALE POLITIK QUARTERLY” Osmani ka thënë se “Serbia është kthyer në një satelitë të Rusisë” dhe se “po vallëzon në ritmin e Putinit”

Shefja e shtetit ka folur edhe për situatën në veri të Republikës së Kosovës, duke thënë se tensionet në atë pjesë janë të dizajnuara për të destabilizuar vendin, rajonin dhe Bashkimin Evropian.

Komento: