Presidentja nis konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve

10:53 | 06 Mars 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në orën 08:00 nxori dekret për shpërndarje të kuvendit, pasi ky institucion dështoi ta zgjidhte presidentin e ri deri më 5 mars.

Seanca e 5 marsit dështoi në mungesë kuorumi, meqë në sallë nuk ishin deputetët e partive opozitare.

Burimet e IndeksOnlinet brenda presidencës kanë thënë se Vjosa Osmani në orën 11:00 nis konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për të caktuar më pas datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Indeksonline ka mësuar se datat që pritet të diskutohen janë 12, 19 dhe 26 prill.

Sipas Osmanit, Kushtetuta është e qartë: procedurat për zgjedhjen e presidentit mund të nisin 60 ditë para afatit të fundit, por procesi duhet të finalizohet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual.

Komento: