Presidentja Osmani: Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë

09:25 | 28 November 2022

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Prekaz, me ç’rast ka deklaruar se komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari ishte i vendosur, guximtar e luftarak.

“Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë!”, thotë Osmani.

Postimi i saj:

I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë.

Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike.

Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë!

Ai është i gjallë!

Komento: