Presidentja Osmani: Askush nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së

13:00 | 17 Shkurt 2026
presidentja-osmani:-askush-nuk-mund-ta-njollose-luften-e-uck-se

Për nder të 18 vjetorit të Pavarësisë, u mbajt ceremonia zyrtare e parakalimit të Forcës së Sigurisë dhe Policisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi sakrificat e brezave të tërë për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ajo tha se askush nuk mund ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ajo ishte një luftë e drejtë, një luftë çlirimtareje, një luftë mbrojtjeje e udhëhequr nga e drejta për liri dhe shtet. Pa këtë kontribut të jashtëzakonshëm të UÇK-së dhe pa këtë sakrificë, pavarësia e Kosovës nuk do të ishte realiteti që e festojmë sot”, tha Osmani në fjalimin e saj. /Reporteri.net/

Komento: