Osmani bashkë me Gërvallën në Vatikan, do të takohet me Papa Françeskun.
Presidentja Vjosa Osmani sot udhëtoi për vizitë në Shtetin e Vatikanit dhe në Itali.
Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu dhe zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, do të pritet në audiencë nga Papa Françesku.
“Presidentja do të ketë takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin si dhe do të realizohen edhe një sërë takimesh e aktivitete të tjera”, njoftoi Presidenca.
“Gjatë qëndrimit në Romë, presidentja Osmani do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me të cilin do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral si dhe rritjen e koordinimit për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe përtej”, thuhet në komunikatë.
Vatikani nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.