Presidentja Osmani bisedë telefonike me homologun finlandez, flasin për zhvillimet politike dhe sigurinë

15:10 | 21 Shkurt 2026
presidentja-osmani-bisede-telefonike-me-homologun-finlandez,-flasin-per-zhvillimet-politike-dhe-sigurine

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun finlandez, Alexander Stubb.

Osmani në një postim në X shkruan se kanë biseduar për zhvillimet më të fundit politike dhe të sigurisë si dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

“Është gjithmonë kënaqësi të bisedosh me mikun e dashur të Kosovës, Presidentin finlandez, Alexander Stubb. Diskutuam zhvillimet më të fundit politike dhe të sigurisë, si dhe partneritetin mes dy vendeve tona. E falënderova për mbështetjen e palëkundur të Finlandës për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës”, shkruan Osmani. /Telegrafi/

It’s always good to talk to Kosovo’s dear friend, Finnish President @alexstubb.

We discussed the latest political and security developments, as well as the partnership between our two countries.

I thanked him for Finland’s steadfast support for Kosovo’s Euro-Atlantic future.… pic.twitter.com/3yw4ZR0jLD

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 21, 2026

Komento: