
Osmani bisedon me presidenten e Parlamentit Evropian për situatën në Ukrainë dhe rajon.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për bisedën që ka zhvilluar ditën e sotme me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Osmani ka thënë se në diskutimin virtual me Metsolan, kanë diskutuar për rreshtimin e palëkundur të Kosovës me veprime kundër luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Unë i bëra të ditura edhe burimet e destabilitetit në rajonin tonë. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Parlamentit Evropian për rrugën e integrimit evropian për Kosovën”, ka shkruar Osmani.