Presidentja Osmani delegon një delegacion të Kabinetit të saj, shoqëruar nga Ambasadori Dugolli në inaugurimin e Presidentit Trump

19:08 | 18 January 2025
presidentja-osmani-delegon-nje-delegacion-te-kabinetit-te-saj,-shoqeruar-nga-ambasadori-dugolli-ne-inaugurimin-e-presidentit-trump

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara (Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve), për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

Megjithatë, duke u bazuar në traditën protokollare, shumica e vendeve përfaqësohen në këto ceremoni nga ambasadorët e tyre të akredituar në Washington D.C.

Duke e vlerësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve, Presidentja ka vendosur ta dërgojë një delegacion të kabinetit të saj, i cili, së bashku me ambasadorin në SHBA, Ilir Dugolli, do ta përfaqësojnë Kosovën në aktivitetet inauguruese të datave 19-21 janar, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani tashmë ka pasur rastin ta urojë personalisht Presidentin Trump gjatë një bisede të përmbatësore që zhvilluan muajin e kaluar të mbajtur në Pallatin Elysee, në Paris. Ky angazhim i vazhdueshëm reflekton përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me administratën e re amerikane dhe për të avancuar interesat e përbashkëta.

Ceremonia do të zhvillohet në Washington DC dhe shënon kalimin paqësor të pushtetit nga Bideni te Trumpi, i cili po kthehet në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë, pas një shkëputje që e pati për një mandat, ku në krye të SHBA-së qëndroi Biden.

Inaugurimet priren të jenë çështje tradicionale, një rit i rëndësishëm demokratik, por krerët e shteteve dhe qeverive zakonisht nuk përfshihen./Front Online/

Komento: