Presidentja Osmani dhe Gjukanoviq takohen në Slloveni, ja çka biseduan

11:26 | 12 Shtator 2022

Osmani dhe Gjukanoviq takohen në Slloveni, presidenti malazez: Biseduam për çështjet bilaterale dhe situatën në rajon.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Slloveni me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar ky i fundit.

Gjukanoviq shkroi se me Osmanin diskutuan për çështjet bilaterale dhe situatën në rajon.

“Bisedë me presidenten Vjosa Osmani për çështjet bilaterale dhe zhvillimin e situatës në rajon. Mali i Zi dhe Kosova janë të vendosur në parimet e ruajtjes së stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit”, shkruan presidenti malazez.

Osmani dhe Gjukanoviq do të marrin pjesë sot në takimin e liderëve të rajonit në kuadër të Procesit të Brdo-Brionit.

Komento: