Osmani diskuton me emisarin britanik për “hapat e rëndësishëm në dialog”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar në Londër të dërguarin special të Mbretësisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Stewart Peach.
Osmani shkroi në Twitter se me Peach kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe “hapat e rëndësishëm në dialog”, raporton Gazeta Express.
“Diskutuam zhvillimet e fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për ta forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Mbretërinë e Bashkuar”, shkroi presidentja.
Osmani shkoi në Londër për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III.