Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin për Ukrainën që mbahet në Tiranë

14:03 | 26 Shkurt 2024
presidentja-osmani-do-ta-perfaqesoje-kosoven-ne-samitin-per-ukrainen-qe-mbahet-ne-tirane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Samitin për Ukrainën që pritet të mbahet të mërkurën në Shqipëri, Tiranë

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online këshilltari i presidentes, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do të mbahet në Tiranë”, tregoi Kupina.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Tiranën më 27 shkurt dhe bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama do të organizojnë samitin për Ukrainën, që mbahet një ditë më pas.

 

Komento: